Media dhe çeshtjet mjedisore në Shqipëri

Ky raport përbën një analizë mbi mbulimin mediatik të çështjeve mjedisore në Shqipëri. Në të tregohet sa dhe si janë raportuar pesë ngjarjet mjedisore më të rëndësishme të pesë viteve të fundit ku prapa të cilave qëndronin, kryesisht kontrata koncesionare për shfrytëzimin e burimeve natyrore të mbështetura mbi praktikat e Partneritetit Publik Privat (PPP).

Analiza ka marrë në konsideratë disa perspektiva, atë të aktivizmit, qëndrueshmërisë ekologjike, të gjitha të mbështetura prej grupeve shkencore, por edhe prej komuniteteve lokale, ku këta të fundit e kanë konsideruar vendimarrjen mbi këto burime në dëm të interesave të tyre.

Çështjet e analizuara janë:

  1. Ndërtimi i hidrocentraleve brenda Parkut Kombëtar të Valbonës.
  2. Konflikti mes banorëve dhe koncesionarit për shfrytëzimin e pyllit në Malin e Bardhë në Fushë-Bulqizë.
  3. Koncesionet për ngritjen e Inceneratorëve në Tiranë, Elbasan e Fier.
  4. Ngritja e një resorti të madh turistik në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta nga Mabetex Group, një korporatë ndërtimi ndërkombëtare.
  5. Përpjekjet e bashkuara kombëtare dhe ndërkombëtare shkencore dhe të grupeve të tjera të interesit, për të ndaluar ngritjen e hidrocentraleve në Lumin Vjosa, si i vetmi lumë në Evropë, që rrjedh i lirë.

Disa nga rezultatet e hulumtimit tregojnë se,

  • Numri i raportimeve mjedisore u rrit me 35% në 2018
  • Raportimet mjedisore pozicionohen në grupin e fundit të lajmeve
  • Në asnjë prej mediave televizive kombëtare nuk ka një gazetar të dedikuar për të raportuar çështjet mjedisore
  • Nuk ka asnjë rubrikë të dedikuar për mjedisin
  • Media kombëtare dhe rajonale funksionon me anën e një strukturalizmi dominues
  • Raportimet mjedisore “vuajnë” nga mungesa e autorësisë
  • “Ekspertët mjedisorë”, përmes aksesit të fituar në media, nuk i shërbejnë interesit publik, por qëllimeve personale

Për më shumë mund të gjeni analizën e plotë