Studimi Lumenjtë e thyer

Broken rivers cover picture

Studim nga Bankwatch mbi ndikimet e hidrocentraleve të vegjël të financuara nga Evropa në peizazhet e pacënuara të Ballkanit.

Shqipëria e prodhon të gjithë energjinë elektrike të saj nga hidrocentralet.11 Që nga qershori 2017, 177 hidrocentrale janë në punë e janë licensuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE); 43 hidrocentrale janë në ndërtim e sipër dhe 364 të tjerë janë planifikuar nga Ministria e Energjisë.

 

Read More

Vjosa lugina që bashkon njerëzit

brochure_Vjosa_AKTIV

Ndërtimi i HEC-eve është kërcënimi aktual më i madh në këtë zonë. Një total prej rreth 42 HEC-esh janë parashikuar në ujëmbledhësin e Vjosës në Shqipëri. Ndërtimi i digave është ndërhyrja më shkatërruese qëmund të rezultojë me pasoja të pakthyeshme në mjedis duke dëmtuar në mënyrë përfundimtare integritetin natyror të këtij ekosistemi unik. HEC-et pengojnë rrugët e migrimit të peshqve, transportin e sedimenteve dhe përbëjnë një ndër faktorët kryesorë të ndryshimeve mikroklimatike

Read More

STUDIM: Rastet e konflikteve ujore të lidhura me zhvillimin e hidroenergjisë në Shqipëri

HELP-CSO-raport

Gjetjet e paraqitura në këtë studim kanë për qëllim të japin informacion mbështetës për një planifikim të detajuar të aktiviteteve të projektit HELP-CSO, siç është harta ndër aktive e konflikteve, si dhe njëkohësisht të mbështesë organizatat mjedisore vendore, komunitete vendore, qytetarët aktivë, shkencëtarët, fermerët dhe kompanitë energjetike që të përmirësojnë menaxhimin e rasteve konfliktuale lidhur me hidrocentralet në vend.

Read More

Vjosa – Një mundësi e veçantë për Shkencën Lumore Europiane (RAPORT)

11-vjosa-at-tepelene-location-of-basecamp-christian-baumgartner

Për herë të parë, ekspertët nga universitetet e Shqipërisë, Austrisë dhe Gjermanisë do të mblidhen së bashku për të paraqitur dhe diskutuar se çfarë dihet për Vjosën dhe për të përcaktuar boshllëqet në njohuri. Ndërsa ekpertët nga Shqipëria do të sjellin informacionin egzistues për këtë lumë si mbështetje për të përpunuar konceptet e zhvillimit dhe të menaxhimit, kolegët e tyre nga Austria dhe Gjermania do të paraqesin standardet ndërkombëtare për shkencën lumore dhe kërkesat ligjore të Bashkimit Europian. Konferenca do të përpiqet t’u përgjigjet pyetjeve qe vijojnë: Çfarë dimë ne për Vjosën? Çfarë nevojitet të hulumtohet në përputhje me standardet e BE-së? Çfarë nevojitet të vlerësohet gjatë përgatitjes së planeve për hidrocentrale? Çfarë roli mundet të luaj Vjosa në shkencën lumore të Europës?

Read More