Edukimi Mjedisor nëpërmjet Eko- trajnerëve

Edukimi mjedisor  është një fushë që përfshin shumë disiplina të të mësuarit, e cila zhvillon dijen, ndërgjegjësimin, qëndrimin kritik, vlerat dhe aftësitë, që do ti mundësojnë individëve dhe shoqërisë të  ruajnë dhe të përmirësojnë  cilësinë e mjedisit ku ata jetojnë. Ky është një nga përkufizimet kryesor të edukimit mjedisor dhe vë theksin në disa fjalë kyçe, shumë të rëndësishme në kuptimin e drejtë të tij, në mënyrë që të mos ngatërrohet me informacionet mjedisore. Kujdes! Informacionet mjedisore nuk janë edukim mjedisor. Edukimi mjedisor mëson të menduarit kritik, rrit ndërgjegjësimin e publikut, drejton zgjidhjen e problemeve mjedisore, ndërsa informacionet mjedisore nuk e bëjnë këtë.

Edukimi mjedisor është guri i themelit për të rritur një shoqëri të përgjegjshme për të ardhmen e planetit tonë. Dhe si i tillë na nxit të punojmë dhe të bashkëpunojmë më partner kombëtar dhe ndërkombëtar për të përvetësuar teknika dhe metoda të reja në këtë drejtim.

Gjatë kursit “Trajnimi i trajnerëve të rinj mjedisor”. (c) L. Cernov

Hapi i rradhës ishte pjesëmarrja në kursin “Trajnimi i trajnerëve të rinj mjedisor”, organizuar nga YEE (Youth and Environment Europe) dhe FӦJ e.V. (Voluntary Ecological Year) me mbështetjen dhe financimin e programit Erasmus+. Ky trajnim u mbajt 20-28 mars 2015 në  Wiek, Rügen Gjermani dhe mblodhi bashkë 30 të rinj nga 12 shtete të botës. Oz Osborne, Nik Paddison dhe Esther Vallado ishin tre trajnerët që na mësuan metodat jo formale të edukimit mjedisor. Metodat e përdoruara gjatë trajnimit ishin të tilla si: të mësojmë duke mësuar, (e fokusuar në elementët kryesorë  si preferenca, planifikimi, realizimi, përgjegjësia, qëllimet dhe feedback-u); Cikli i Klob-it i cili shpjegon qartë si mund të mësojmë; si të bëjmë një plan pune për edukimin mjedisor dhe si duhet të sillemi  në rastet kur kemi sjellje sfiduese nga grupi; si të hartojmë një projekt që në plan ka edukimin mjedisor dhe jo informacionin mjedisor, etj. Trajnerët u ndalën edhe në disa elementë të tjerë të rëndësishëm që në plan të parë nuk kanë të bëjnë vetëm me edukimin mjedisor por me elementë të përditshmërisë.

Motivimi dhe frymëzimi janë dy elementë të rëndësishëm të edukimit mjedisor të cilat një Eko- trajner duhet të dijë ti përdorë për të rritur frymën pozitive të grupit. Puna në grupe është sfidë më vete, sepse jo gjithmonë arrihet një bashkëpunim i drejtë ku secili të punojë në pjesën e tij, pa tentuar të imponojë idetë e tij apo duke mos bashkëpunuar fare ose në disa pjesë të projektit. Ky trajnim vuri theksin edhe në mënyrën e komunikimit, prezantimit të informacionit duke na sqaruar dhe mënyrën se si duket të përdoret intonacioni, shpejtësia e fjalëve si dhe gjuha e trupit. Prezantimet e tre trajnerëve ishin konceptuar në atë mënyrë që njohuritë teorike të fituara të alternoheshin me lojërat edukuese në natyrë dhe në ambiente të brendshme. Çdo ditë e trajnimit ishte ideuar që secili prej pjesëmarrësve të kishte mundësinë të shfaqte krijimtarinë e tij dhe në të njëjtën kohë të përgatitej për fazën finale e cila do të kulmonte me prezantimin e një Workshopi. Në jo më tepër se 40 minuta ne duhej të përmblidhnim metodat e mësuara, sipas mënyrës tonë për një projekt të ri mjedisor.


Nga: Earta Nuna/ EcoAlbania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *