Lugina e Gashit dhe Rrajca: Trashëgimi botërore të mbrojtura nga UNESCO

Lugina e Gashit në Alpet e Shqipërisë dhe Rrajca në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, me pyjet e vjetra të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në Krakow, Poloni, zhvilloi punimet Komiteti i Trashëgimisë Botërore, i cila miratoi zgjatjen e trashëgimisë botërore të pyjeve të ahut primar në Karpatet dhe rajonet e tjera të Europës (Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Itali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Ukrainë).

Përfaqësues të EcoAlbania ishin të ftuar për të folur mbi këtë temë në emisionin e mëngjesit “Mirmëngjes Shqipëri” në TVSH.