Monitorimi i fushatës elektorale: premtimet e kandidatëve për Tiranën

Mjedisi dhe efiçenca e energjisë në fokus.

Vazhdon monitorimi i programeve dhe takimeve elektorale të partive kryesore në vend.

Më poshtë gjeni një shkrim nga gazetarja Ola Mitre, mbi premtimet elektorale të disa prej kandidatëve për deputetë në listat e partive për zgjedhjet qendrore 2017.

Ky shkrim është realizuar në kuadër të projektit “Së bashku-një sy për mjedisin”, i cili ka si qëllim nxitjen e zbatimit të politikave dhe praktikave më të mira për diversifikimin e burimeve dhe efiçencën e energjisë në Shqipëri, në kuadër të programit SENIOR II që zbatohet nga REC Shqipëri dhe financohet nga Ambasada Suedeze.

Ola MITRE

Pas publikimit të platformave nga 3 partitë më të mëdha në vend, “Gazeta Shqiptare” pyeti kandidatë për deputetë në Tiranë për një shpjegim më të detajuar rreth programit të mjedisit dhe efiçencës së energjisë. Blerina Gjylameti, Rudina Hajdari, Grida Duma dhe Floida Kërpaçi shpjeguan disa nga pikat kryesore si dhe premtimet e partive që përfaqësojnë për 4 vitet e ardhshme.

BLERINA GJYLAMETI

E pyetur gjatë një takimi me banorë të rrugës “Halit Bega”, Gjylameti tha: “Për efiçencën e energjisë kemi një projekt që është i Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës, që të gjitha institucionet shtetërore të jenë me investime kapot, që ul rreth 40% konsumin e energjisë. Të gjitha, si investime financohen nga BERZH-i, në bashkëpunim me qeverinë gjermane. Ka nisur konvikti i nxënësve, po vazhdojnë godinat e Qytetit Studenti, do kalojnë ministritë dhe spitalet. Më pas, edhe me një fond të Bashkisë Tiranë, për pjesën e paneleve diellore dhe sistemit kapot për të gjitha pallatet, do të ketë bashkëpronësi bashkia me qytetarët, për të ulur përdorimin apo shfrytëzimin e energjisë elektrike. Ndër-kaq, sa i takon ndriçimit puplik, përmes llambave ekonomike kemi filluar në disa bashki, si ajo e Fierit, Korçës dhe Vlorës.

Do të vijohet ky bashkëpunim me njësitë ven-dore, për ta shtrirë këtë pro-jekt edhe në bashki të tjera. Sigurisht që, gjithë këto pro-jekte do të vazhdohen edhe në vitet në vijim. Për përdorimin e erës si energji e rinovueshme kemi disa lehtësira fiskale, që janë incentivues për energjinë e rinovueshme. Ende nuk ka filluar të përdoret, por është një plan kryesisht në pjesën e plantacioneve, ku ka erë e që kryesisht është pjesa jugore. Projektligji për efiçencën e energjisë dhe ai i energjisë së rinovueshme ishin më të debatuarit. E di që ka pasur probleme me aktet nënligjore që do i bënin të zbatueshëm, por do të vijohet me hartimin e tyre”.

Grida Duma

E pyetur gjatë një takimi me banorë në zonën e Shkozës, Duma tha: “Në një vend ku banorët kanë ndërtuar thuajse gjithçka vetë, shtëpitë, tubacionet e ujit, infrastrukturën e pakët rrugore, dhe ku thuajse as-një familje nuk merr ndih-më nga shteti, falja e borxhit të energjisë është një nevojë imediate për drejtësi sociale. Të ndëshkosh të pa-mundurit për një faturë energjie të papaguar dhe të mos marrësh asnjë për-gjegjësi për nevojat e tyre jetike nuk është të bësh shtet por të japësh kamxhik. Ulja e TVSH-së së energjisë, ulja e çmimit të energjisë është një detyrim dhe drejtësi sociale, jo vetëm sepse energjia në Shqipëri është më e shtrenjta në rajon, por sepse rrjeti i amortizuar e çon 40% të energjisë në humbje gjatë shpërndarjes. Është premtimi ynë që në familjet pa të ardhura, pensionistët që jetojnë të vetëm, konsumi deri në 300 kË – që është konsumi minimal jetik të përballohet nga shteti. Shqipëria ka nevojë për një ofertë më të lartë të energjisë, dhe jo ta importojë atë duke rritur çmimin e energjisë në mungesë të prodhimit vendas.

Me programin tonë do të synojmë shtimin me 30% të prodhim-it të energjisë, duke mundësuar një pavarësi më të lartë të vendit në energji. Është urgjencë kombëtare ndotja e ambientit, dhe në disa zona të Shkozës, në pjesën e sipërme ka bashkim ujërash të zeza me të bardha. Ne kemi prioritet infrastrukturën; për çdo familje synojmë lidhjen e rrugës dytësore me atë kryesore në vend të parkimeve në qendër që çojnë para te klientela e firmave të ndërtimit. Nëse në vend të luksit të qendrës do të ishte investuar për rrugë dytësore, sot i gjithë tregu i imobiliareve do ta kishte rivlerësuar ndërtimin e banesave në çdo cep të Shqipërisë. Nga pikëpamja mjedisore, shëndeti i banorëve që thithin pluhur apo i fëmijëve që luajnë në sheshe betoni është një katastrofë humane. Sigurisht, katastrofë jetësore do të kishte qenë lejimi i importimit të plehrave, dhe ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet në një incinerator mbetjesh të rrezikshme.

Kalimi i kompetencave të decentralizuara në pushtetin vendor dhe administrimi territorial me fi-nanca të pavarura do të mundësojë që mbetjet e Shqipërisë të mund të kthehen në të përpunueshme. Ne nuk duam ta ndërtojmë industrinë e përpunimit me mbetjet e botës, ku shqiptarët që jetojnë këtu kapërcejnë çdo ditë mbi mbetjet e tyre mbi çdo rrugë të pashtruar”.

Rudina Hajdari

“Në zonën time elektorale, në skajet e rrugëve të pashtruara dhe të rrezikshme, shumë banorë të Laprakës jetojnë në shtëpi pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm, pa kanalizime e kushte higjienike. Përgjatë mandatit 4-vjeçar, zgjidhja e problemeve infrastrukturore, në mënyrë të pashmangshme do të ketë një impakt mjedisor. Por ne do të bëjmë maksimumin tonë për ta minimizuar këtë dhe do të orientohemi nga kornizat ligjore të BE-së për të zbatuar praktikat më të mira. Përmes një planifikimi efektiv, përdorimi i energjisë diellore mund të reduktojë disa nga problemet e zonës sime, me një kosto efiçente. Megjithatë, nuk dua të bëj hipoteza mbi efektet mjedis-ore të veprimeve të mia, ose të komentoj ato të ndonjë partie politike. Do të mirëprisja çdo strategji mjedisore, nga cilido aktor, që do të minimizonte emetimet e CO2, por duke prioritizuar nevojat jetike të këtyre qytetarëve që, megjithëse jetojnë rreth 185 km larg BE-së, ngjan me një zonë të botës së tretë”.

Florinda Kerpaci

“Për ne si LSI, mjedisi dhe faktorët me impakt negativ të tij, kanë qenë në fokus të qeverisjes sonë në mandatin që po mbyllim, dhe si rrjedhim zënë një vend të rëndësishëm në programin e ri elektoral që ne i kemi paraq-tur qytetarit. Në këtë kon-tekst, ne kemi një program ambicioz për 4 vitet e ardhshme për mjedisin. Ne, duke u mbështetur në praktikën më të mirë europiane, do të krijojmë sisteme për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, hid-rike, për krijimin e burimeve efiçente të energjisë së rinovueshme.

Ne do të hartojmë politika kombëtare në përputhje me Kuadrin Politik të BE-së për Klimën dhe Energjinë – EU 2030, duke synuar reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serë me 10% deri në fund të mandatit 4-vjeçar, si dhe do të synojmë që të kemi 10% energji të rinovueshme në sektorin e transportit. Ne kemi si prioritet tonin të përdorim burime të energjisë së rinovueshme në masën 10% deri në 2021, si dhe aplikojmë teknologji të pastër dhe zbatime të projekteve CDM. Jemi të vendosur të ulim sasinë e ndotësve të ajrit sipas Direktivës EU 2016/ 2284 dhe standardeve të EPA. Për të qenë më transparentë karshi publikut, dhe për të matur punën e institucioneve tona, ne do të vendosim matës që tregojnë në çdo kohë sasinë e emetuar të gazeve të dëmshme me impaktin negativ në shëndetin human.

Ne mbështesim dhe do vazhdojmë grumbullimin e ndarë të mbetjeve urbane, si dhe çdo landfill i ri që do të ndërtohet do të pajiset me gjeo-membranë të posaçme. Për ne eko-turizmi është prioriteti ynë, dhe do të rrisim me 20% sipërfaqet e zonave të mbrojtura dhe do të forcojmë kontrollin dhe monitorimin e atyre ekzistuese. Ne do të inkurajojmë ngritjen e “Zoo-Parqeve” për speciet në rrezik zhdukje, si dhe “Bio-Parqeve” me anë të lehtësirave fiskale. Mbrojt-ja e tokës është prioriteti ynë, dhe për këtë qëllim ne do të angazhohemi për një politikë të integruar në përdorimin e fondit të tokës për parandalimin e dukurive dhe shkaqeve të erozionit”.

Kandidatët për deputetë refuzojnë përgjigjet për programin e mjedisit

Pak ditë më parë 30 or ganizata mjedisore dhanë alarmin se 70% e partive politike të regjis-truara pranë Komisionit Qendror të Zgje-dhjeve nuk kanë publikuar programin e tyre për mjedisin. Të njëjtat organizata thanë se “në deklaratat dhe premtimet publike të liderëve të këtyre partive, neglizhohen, thuajse nuk përmenden fare, politikat mjedisore”. Për këtë arsye “Gazeta Shqiptare” vendosi të pyesë drejtpërdrejt kandidatët për Tiranën të tri partive, që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë numrin më të madh të votave, e më konkretisht PS, PD dhe LSI. Referuar listës së kandidatëve të regjistruar në KQZ, u synua kontakti me kryesuesit e këtyre listave, që me shumë gjasa do të jenë edhe deputetë në parlamentin, që do të konstituohet pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Por, pjesa më e madhe e kandidatëve për deputetë të kon-taktuar refuzuan të parashtrojnë se çfarë parashikon programi i tyre politik në drejtim të zhvillimit të gjelbër. Kryesuesja e listës për Partinë Socialiste, Elona Gjebrea paraprakisht u shpreh e gatshme për të shpjeguar se çfarë përmban programi i mjedisit në përgjithësi dhe politikat në drejtim të efiçencës së energjisë në veçanti, por përmes një SMS-je të disa orëve më vonë e konsideroi këtë temë si speci-fike dhe na sugjeroi të kon-taktojmë me “dikë tjetër që është marrë me këtë çështje”.

I dyti në listën e PS-së është Besnik Baraj, i cili përgjatë viteve 2013-2017 ka mbajtur postin e kryetarit të Komisionit për Veprimtaritë  Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Baraj nuk iu përgjigj një SMS-je ku shpjegohej kërkesa konkrete për pro-gramin qeverisës në drejtim të mjedisit dhe mënyra sesi kjo do të realizohet përgjatë 4 viteve. Po ashtu, “GSH” kontaktoi edhe të renditurën e tretë në listën e kësaj partie, Olta Xhaçka. Kandidatja për deputete u shpreh se ‘nuk është e specializuar në fush-ën e mjedisit, por te çështjet sociale’. Xhaçka refuzoi kërkesën për koment edhe kur iu kërkua të flasë në terma të përgjithshëm rreth programit të partisë që ajo do të përfaqësojë në parlamentin e ardhshëm, qoftë edhe me mënyrën sesi ky pro-gram iu parashtrohet qytetarëve të ndryshëm gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë që, kandidatja e katërt në listë, Blerina Gjylameti u pyet nga Gazeta në lidhje me mjedisin dhe efiçencën e energjisë gjatë një takimi që po zhvillonte me banorë të rrugës “Halit Bega” në datën 7 qershor. Përgjigjet e Gjylametit, “GSH” i publikon në faqen bashkëngjitur. Sa u takon kandidatëve të Partisë Demokratike, “GSH” kontaktoi me të renditurën e dytë në listë, që është Orjola Pampuri, si dhe numrin 5 të kësaj liste, Albana Vokshi. Të dyja kandidatet nuk pranuan kërkesën për prezantimin e programit të mjedisit. Pampuri tha se “nuk është e specializuar në çështjet e mjedisit dhe në parlamentin e ardhshëm do të përfaqësojë çështjet sociale”. Ndërsa Vokshi tha se “për programin e PD-së për mjedisin duhet të kontaktoni me drejtorin e Informacion-it në PD”. Lista e PD-së për Tiranën kryesohet nga kryetari i partisë, Lulzim Basha, i cili nuk u kontak-tua nga Gazeta.

Ndërkaq, Rudina Hajdari, e renditur në vendin e tretë, pranoi kërkesën “për të shpjeguar disa nga pikat konkrete të programit”. Grida Shqima (Duma), e katërta në listën e kësaj partie, u pyet gjatë një takimi që ishte duke zhvilluar me banorët e zonës së Shkozës. Përgjigjet e këtyre kandidateve, “GSH” gjithashtu i publikon në faqen bashkëngjitur. Sa i takon partisë së tretë, që është LSI, “GSH” kontaktoi me të listu-arën e parë për Tiranën, Klajda Gjosha. Kandidatja, e py-etur në një nga takimet e saj me elektoratin, në datën 15 qershor, organizuar në zonën e Shkozës, nuk pranoi të prononcohej. Pasi na u premtua një kontakt i dytë, për shkak të “nxitimit në mitingun e madh të LSI-së”, që zhvillohej atë ditë, në ditët në vijim komenti na u refu-zua.

Ndërkaq, e dyta në listën e kësaj partie, Kejdi Mehmetaj, në kontaktin e parë u tregua e gatshme për të parashtruar disa nga pikat e programit për mjedisin dhe efiçencën e energjisë. “Për një orë mund të kontaktojmë sërish dhe të flasim më gjerësisht”,- tha Mehmetaj. Por pas disa orësh kandidatja për deputete nuk iu përgjigj SMS-së, që i kujtonte takimin e caktuar paraprakisht. Kandidatja Floida Kërpaçi, e cila renditet e treta në listën e LSI-së, pranoi të parashtrojë disa pika të programit të partisë që ajo përfaqëson, që gjithashtu i gjeni në faqen bashkëngjitur.

 Shkrimi u botua nga Gazeta Shqiptare