Qeveria hap tenderin për hidrocentralin e Poçemit

“Do transformojmë luginën e Vjosës në një park kombëtar që të frenohet barbarizimi nga hidrocentrale dhe të zhvillohet turizmi, ekonomia, bujqësia, të fuqizohet ekonomia familjare duke rritur numrin e vizitorëve në këtë park të madh të Vjosës.”

Ky ka qenë premtimi i Kryeministrit Rama gjatë një mitingu elektoral në Tepelenë, në qershor 2015, teksa kërkonte votën e qytetarëve për kandidatët bashkiakë socialistë.

Gjatë protestës për mbrojtjen e Vjosës. (c) EcoAlbania

Më 29 korrik 2015, Këshilli i Ministrave miratoi pranimin e një kërkese të pakërkuar nga një firmë turke dhe ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë për organizimin e garës për ndërtimin me koncesion të hidrocentralit të Poçemit mbi Vjosë.

Zoti Rama dhe qeveria kanë vendosur t’i shpërfillin kundërshtimet publike. Në fillim të shkurtit, Agjencia e Prokurimit Publik shpalli garën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit me konçesion 35 vjeçar.

Një njoftim pak rreshta i gjatë i publikuar në faqen në internet të Agjencisë së Prokurimit Publik më 1 shkurt, Ministria e Energjisë shpalli hapjen e tenderit për koncesionin e hidrocentralit “Poçem”, duke njoftuar se palët e interesuara kanë kohë deri më datë 17 mars të këtij viti për të dorëzuar ofertat e tyre. Sipas njoftimit të APP-së, hidrocentrali i Poçemit do të jetë në kuotën maksimale 70 metra mbi nivelin e detit ndërsa qeveria nuk ka publikuar deri më sot asnjë të dhënë tjetër teknike.

Për artikullin e plotë klikoni në mediat Exit.al, Reporter.al dhe Shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *