Rreth 30 shkencëtarë nga Austria, Shqipëria, Gjermania dhe Sllovenia kanë bërë kërkime shkencore për një javë në lumin e fuindit të egër në Evropë.

Njoftim për shtyp nga EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur

Shkencëtarët për Vjosën: konferencë për shtyp në një ishull të lumit

Kutë, 26 prill 2017. Një konferencë e pazakontë për shtyp u mbajt sot në Vjosë – një iniciativë e padëgjuar më parë në Evropë. Në një nga ishujt e lumit, në mes të lumit të fundit të egër, rreth 30 shkencëtarë nga 4 shtete u mblodhën për të tërhequr vëmendjen mbi ndikimet e pakthyeshme që pritet të sjellë hidrocentrali i Poçemit. Ata i bënë thirrje qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama për të ndalur këtë hidrocentral dhe të hartohet një raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i thelluar sipas standardeve ndërkombëtare.

HiRes_99 for Albania(c) Steingässer

Paralelisht sot në Tiranë u mbajt dhe seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative për HEC-in e Pocemit. Gjykata kërkoi më shumë kohë për për argumentimin e vendimit. Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë dhe të dhënat shkencore për të janë shumë të pakëta. Ekipi i shkencëtarëve ndërkombëtarë së bashku me kombëtarët po punojnë për ta ndryshuar këtë. Nga dita e dielë, ekipi i shkencëtarëve ka bërë kërkime në 5 km gjatësi dhe 2 km gjerësi të lumit pranë fshatit Kutë, i cili do të përmbytet nga rezervuari i digës nëse hidrocentrali i Pocemit do të ndërtohet. Ata do të vazhdojnë kërkimet deri të premten duke përfshirë studime të florës dhe faunës po ashtu dhe studime gjeologjike. “Ndjejmë detyrim të ndërgjegjësojmë me këtë aktivitet të pazakontë duke qenë se po avancohet në lidhje me provcedurat për hidrocentralin e Pocemit pa vlerësuar sic duhet ndikimet në gjithë lumin. Për më tepër ne duam të tregojmë se si duhet të bëhet një VNM e thelluar për një nga lumenjtë natyror më të vlefshëm në Evropë”, thotë Prof. Fritz Schiemer nga Universiteti i Vjenës i cili po koordinon këtë nismë.

HiRes_2_Press conference 1 (c) Jens SteingässerRezultatet e para të studimit tregojnë për shumëllojshmëri gjallesash dhe peizazh kompleks. Shumë kafshë dhe bimë të cilët janë zhdukur prej shumë kohësh në lumenjtë e Evropës janë të shumtë në Vjosë. Për më tepër janë identifikuar 20 lloje të ndryshme të peshqve për vetëm 2 ditë. Në javët në vazhdim të dhënat do të analizohen në laborator dhe raporti final do ti paraqitet qeverisë shqiptare. 

Një nga punët më të rëndësishme në terren ishte hartëzimi i peizazhit të lumit. ”Matjet tona tregojnë transportin masiv të sedimeteve në Vjosë, që tregon se rezervuari i planifikuar do të mbushet për 20-30 vite. Në periudhën e mesme prodhimi i energjisë do të ulet drastikisht duke sjellur një situatë ku të gjithë janë të humbur. Megjithatë është shumë e nevojshme që të bëhen edhe matje të tjera”, thotë Dr. Christoph Hauer nga Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Vjenë, Austri.

Sedimetët e bllokuar pas digës së planifikuar do të sjellin ulje të nivelit të ujërave nëntokësor, tharjen e lagunave, humbjen e gjallesave dhe të vijës bregdetare nga erozioni. Prof. Aleko Miho nga Universiteti i Tiranës shprehet se: “HEC-i  i Pocemit vë në në rrezik jo vetëm pjesën e lumit në zonën e Kutës, por ndikon negativisht komplet pjesën e poshtme të lumit deri në grykëderdhje, duke përfshirë Lagunën e Nartës. Kjo gjë nuk është vlerësuar akoma aspak. Kjo iniciativë është vetëm fillimi i vlerësimit të ndikimeve që ky hidrocentral do të kishte, ndërkohë një program 3 vjecar do të ishte i domosdoshëm.