Stafi


MIHO-06_1Prof. Aleko Miho

Kryetar

Aleko është anëtar i stafit akademik në Departamentin e Biologjisë, FSHN, UT. Ai është lektor i disa lëndëve si; Botanikës së Përgjithshme, Bio-monitorimit Mjedisor, Shkrimit Akademik, Praktikave më të mira të menaxhimit në Ruajtjen e Bimëve. Fushat kryesore kërkimore e tij janë taksonomia dhe ekologjia e algave mikroskopike të ujërave të ëmbël dhe të njelmët,  biomonitorimi dhe ruajtja e ekosistemeve natyrore në Shqipëri. Përvoja e tij e gjatë në këtë drejtim e ka zanafillën që në vitin  1991 si përkrahës i lëvizjes mjedisore në Shqipëri, ku ai është spikatur si promotori i krijimit të zonave të mbrojtura në Ohër dhe Prespë. Aktualisht Prof. Miho është kryetar i EcoAlbania, duke mbështetur fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Curriculum

  1985 vazhdim: Anëtar i stafit akademik në Departamentin e Biologjisë, FSHN, UT.

  1994: PhD në “Të dhëna cilësore dhe sasiore për fitoplanktonin e liqenit të Butrintit”.

  1999: Emërohet  Asistent Profesor në Seksionin e Biologjisë, FSHN, UT.

  2005: Emërohet  Profesor në Seksionin e Biologjisë, FSHN, UT.

E-mail: a.miho@ecoalbania.org

 


MSc. Olsi Nika

Drejtor Ekzekutiv 

Olsi është biolog mjedisi dhe ekspert në vlerësimin biologjik të cilësisë së ujërave. Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme lidhur me monitorimin biologjik të mjedisit. Interesi i tij kryesor në kërkim lidhet me mikroalgat, ekologjinë e ujit dhe ruajtjen e ekosistemeve detare. Nga 2013-ta është i angazhuar në zbatimin e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Curriculum

 2010: Diplomuar në Biologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT.

2012Master i Shkencave në Biologji Mjedisi, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT

2014 në vazhdim: PhD në Biologjinë e Ruajtjes, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT.

E-mailo.nika@ecoalbania.org

 


SHUKA-DSC00672_1Prof. Lulëzim Shuka

Anëtar i Bordit Shkencor

Lulëzimi është anëtar i stafit akademik të Departamentit të Biologjisë, FSHN, UT. Ai është lektor i  Fiziologjisë dhe Ekofiziologjisë bimore. Fushat kryesore kërkimore të tij janë taksonomia dhe ekologjia e bimëve të larta, si dhe ruajtja e natyrës në Shqipëri. Ai është autor / bashkautor i 2 teksteve didaktikë një monografie, dhe i më shumë se 25 punimeve shkencore si dhe  kontribues në 20 evente shkencore. Lulëzimi ka kontribuar si konsulent duke punuar si anëtar të grupeve të punës në disa projekte, si dhe ka një përvojë të gjatë në OJQ-të mjedisore. Aktualisht Prof. Shuka është anëtar i Bordit Shkencor të EcoAlbania-s, duke mbështetur fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Curriculum

1986-2002: Anëtar i stafit akademik në Departamentin e Biologjisë, Universiteti i Gjirokastrës.

1999: PhD në “Efeket e IAA, 2-4 D dhe ABA në disa proceseve fiziologjike dhe rendimentin e disa kultivarëve të grurit (“Dajti”, LBZ and IKB-35)”.

2005: Emërohet  Asistent Profesor në Seksionin e Biologjisë, FSHN, UT.

2012: Emërohet   Profesor në Seksionin e Biologjisë, FSHN, UT.

 

E-mail: l.shuka@ecoalbania.org


KASHTA-Lefteri_1Prof. Lefter Kashta

Anëtar i Bordit Shkencor

Lefteri është anëtar i personelit kërkimor në Herbarin Kombëtar, pranë Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës, FSHN, UT. Veprimtaria e mësimdhënies së tij është kryesisht në Botanikë Sistematike dhe Algologji. Veprimtaria e tij shkencore është e përqendruar kryesisht në florën detare, si dhe shpërndarjen dhe ekologjinë e bimëve ujore, veçanërisht atyre të rralla dhe të rrezikuara. Ai është autor / bashkautor i 8 teksteve didaktikë, disa monografive si dhe rreth 40 punime shkencore dhe ka kontribuar si konsulent apo anëtar të grupit të punës në disa projekte. Aktualisht Prof. Kashta është anëtar i Bordit Shkencor të EcoAlbania-s, duke mbështetur fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Curriculum

1970: Diplomuar në Biologji-Kimi, FSHN, UT.

1987: PhD në, algat makrofite të bregdetit shqiptar, FNS, UT.

1995: Emërohet  Profesor në Seksionin e Biologjisë, FSHN, UT.

 

E-mail: l.kashta@ecoalbania.org 


OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Dr. Jani Marka

Anëtar i Bordit Shkencor

Jani është anëtar i stafit akademik në Departamentin e Biologjisë, FSHN, UT. Veprimtaria e mësimdhënies së tij është kryesisht në Botanikën e Përgjithshme FSHN, UT dhe në kursin e farmacisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Veprimtaria e tij shkencore është e përqendruar kryesisht në taksonominë dhe ekologjinë e myshqeve të Shqipërisë. Jani është aktiv në çështjet e edukimit mjedisor dhe mbrojtjes së mjedisit. Aktualisht Dr. Marka është anëtar i Bordit Shkencor të EcoAlbania-s, duke mbështetur fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Curriculum

2003 vazhdim: Anëtar i stafit akademik në Departamentin e Biologjisë, FSHN, UT.

2002: Diplomuar në Biologji-Kimi, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT.

    2014: PhD në taksonominë dhe ecologjinë e myshqeve të Shqipërisë (Bryophyte).

E-mail: j.marka@ecoalbania.org 

 

 


MSc. Besjana Guri

Marrëdhëniet me Publikun

Besjana është punonjëse sociale me eksperiencë në punën me komunitetin dhe individët. Interesi i saj kryesor në kërkim fokusohet në përfshirjen e shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit dhe strategjia e zhvillimit të  eko-komunikimit. Nga 2014-ta është e angazhuar në zbatimin e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Curriculum

2010: Diplomuar në Punë Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, UT

2012: Master i Shkencave në Punë Sociale – Organizim Komunitar, 

Fakulteti i Shkencave Sociale, UT

 

 

E-mail: b.guri@ecoalbania.org