Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete AKTIV II – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje

Vijojnë forumet lokale në kuadër të nxitjes së nismës ligjore qytetare mjedisore – Mbahet takimi i dytë në Tepelenë

Në vijim të veprimtarisë lobuese dhe advokuese për përmirësimin e legjislacionit për koncesionet e HEC-eve në Shqipëri, Eco Albania ka vijuar me zhvillimin e forumeve lokale me Organizatat Shoqërisë Civile, Njësitë e Qeverisjes Vendore, ekspertë dhe autoritetet lokale mjedisore.

Më datë 23 Qershor 2018 u zhvillua takimi i dytë në Tepelenë, me pjesëmarrës organizatat lokale mjedisore, ekspertë të mjedisit, përfaqësues të Bashkive Tepelenë dhe Memaliaj, DRM Gjirokastër, Prefektura e Qarkut Gjirokastër, gazetarë, etj.

CategoriesNe Media

Shkrim i thelluar Vjosa pa diga krijon aleanca të forta

Një shkrim i thelluar i realizuar nga gazetarja Fatjona Mejdini, sjell në vëmendje kauzën “Vjosa pa diga” dhe betejën e banorëve të prekur nga hidricentrali i Pocemit në Vjosë.  Në ketë shrim do të gjeni qëndrimet e disa prej banorëve të prekur si dhe opinionet e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare mbi rëndësinë Vjosës si një ekosistem unik në Evropë.

CategoriesNe Media

Mediat raportojnë: Konferencë “Rrugëtimi për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe sfida për të ardhmen”

Në konferencën për shtyp, të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, është diskutuar për problematiken e HEC-eve në lumin e Vjosës. Në konferencë janë bërë pjesë mbështetës dhe ekspert të shumtë për mbrojtjen e lumit por nuk munguan edhe banor të zonave që preken nga ndërtimi i HEC-eve. Banorët shprehën shqetësimet e tyre por organet vendimmarrëse si Deputet, Ministria e Energjisë dhe ajo e Mjedisit pavarësisht se ishin të ftuar munguan në konferencë.

CategoriesNjoftime për shtyp

Rrugëtimi për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe sfida për të ardhmen – bën bashkë ekspertët dhe shoqërinë civile

Aktorë të shumtë në mbrojtjen e Vjosës janë bërë bashkë sot në një konferencë të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, ku kanë diskutuar mbi problematikën e ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë dhe rëndësisë së pjesëmarrjes së komuniteteve të prekura në proceset e vendimmarrjes.  Rrugëtimi i deritanishëm për mbrojtjen e Vjosës ka qenë relativisht i gjatë dhe ka përfshirë shumë mbështetës të rëndësishëm të cilët kanë kontribuar që çështja e Vjosës të jetë sot një nga çështjet mjedisore më me rëndësi në Shqipëri dhe jo vetëm.