Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete

Energjia elektrike si pjesë e të drejtave bazike të njeriut

Kur flasim për sigurimin e energjisë së nevojshme kemi të bëjmë me plotesimin e një sërë të drejtave bazike si: e drejta për për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t’i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshmeNeni 25  duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale; gjithkush ka të drejtën e shkollimit Neni 26, këtu duhet marrë parasysh që shkollimi bëhen online (rasti i pandemise) ose realizimi i detyrave me anë të mjeteve elektronike dhe internetit.

CategoriesAktivitete

Politikat për efiçencën energjetike – Vijojnë takimet me të rinjtë e partive politike

Në kuadër të fushatës së edukimit publik lidhur me tematikat e efiçencës dhe performancës së energjisë në vendin tonë, EcoAlbania organizoi më 9 korrik 2018 takimin “Politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë në Shqipëri” me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Si pjesë e një seri takimesh, ky ishte takimi i dytë me të rinjtë e forumeve të partive politike, ku përfaqësues të organizatave pjesë e Rjetit të Vigjilencës Mjedisore dhe eksperti i politikave mjedisore ndanë me të pranishmit informacione specifike mbi tematikat energjetike.

CategoriesAktivitete

Politikëbërësit e ardhshëm diskutojnë mbi çështjet e efiçencës së energjisë

 

EcoAlbania ka nisur një seri takimesh mbi “Politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë në Shqipëri” me anëtarët e forumeve rinore të partive kryesore në vend. Më datë 22.06.2018 në një takim të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë me pjesëmarrjen e të rinjve të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH), përfaqësues të EcoAlbanias dhe Qendrës EDEN dhe Z. Erjon Tase nga Akademia e Studimeve Politike kanë diskutuar legjislacionin, politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë, si dhe problematikat që ekzistojnë lidhur me zbatimin e tyre.

CategoriesAktivitete

“Energy Talk” me ekspertë të efiçencës së energjisë dhe të rinjve të Tiranës

Tiranë, 28 shtator 2017. Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, Z. Gjergji Simaku, Drejtor në sektorin e Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjetike, Z. Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, si dhe përfaqësues të stafit të EcoAlbania dhe Qendrës EDEN prezantuan problematikat dhe punën që po […]