Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete AKTIV II – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje

Vijojnë forumet lokale në kuadër të nxitjes së nismës ligjore qytetare mjedisore – Mbahet takimi i dytë në Tepelenë

Në vijim të veprimtarisë lobuese dhe advokuese për përmirësimin e legjislacionit për koncesionet e HEC-eve në Shqipëri, Eco Albania ka vijuar me zhvillimin e forumeve lokale me Organizatat Shoqërisë Civile, Njësitë e Qeverisjes Vendore, ekspertë dhe autoritetet lokale mjedisore.

Më datë 23 Qershor 2018 u zhvillua takimi i dytë në Tepelenë, me pjesëmarrës organizatat lokale mjedisore, ekspertë të mjedisit, përfaqësues të Bashkive Tepelenë dhe Memaliaj, DRM Gjirokastër, Prefektura e Qarkut Gjirokastër, gazetarë, etj.

CategoriesNe Media

Shkrim i thelluar Vjosa pa diga krijon aleanca të forta

Një shkrim i thelluar i realizuar nga gazetarja Fatjona Mejdini, sjell në vëmendje kauzën “Vjosa pa diga” dhe betejën e banorëve të prekur nga hidricentrali i Pocemit në Vjosë.  Në ketë shrim do të gjeni qëndrimet e disa prej banorëve të prekur si dhe opinionet e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare mbi rëndësinë Vjosës si një ekosistem unik në Evropë.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Ambasadori zviceran dhe shefi i zyrës së Këshillit të Evropës vizitojnë banorët e prekur nga HEC-i i Poçemit

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në fshatin Kutë, të bashkisë Mallakastër, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri,  z. Christoph Graf,  shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, z. Claus Neukirch si dhe eksperti për çështje të demokracisë direkte, z. Andreas Gross, së bashku me kryetarin e Bashkisë ,z. Agron Kapllanaj, u interesuan për nismën e ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për ndërtimin e HEC- Poçem.