Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete

Politikat për efiçencën energjetike – Vijojnë takimet me të rinjtë e partive politike

Në kuadër të fushatës së edukimit publik lidhur me tematikat e efiçencës dhe performancës së energjisë në vendin tonë, EcoAlbania organizoi më 9 korrik 2018 takimin “Politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë në Shqipëri” me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Si pjesë e një seri takimesh, ky ishte takimi i dytë me të rinjtë e forumeve të partive politike, ku përfaqësues të organizatave pjesë e Rjetit të Vigjilencës Mjedisore dhe eksperti i politikave mjedisore ndanë me të pranishmit informacione specifike mbi tematikat energjetike.

CategoriesAktivitete

Politikëbërësit e ardhshëm diskutojnë mbi çështjet e efiçencës së energjisë

 

EcoAlbania ka nisur një seri takimesh mbi “Politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë në Shqipëri” me anëtarët e forumeve rinore të partive kryesore në vend. Më datë 22.06.2018 në një takim të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë me pjesëmarrjen e të rinjve të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH), përfaqësues të EcoAlbanias dhe Qendrës EDEN dhe Z. Erjon Tase nga Akademia e Studimeve Politike kanë diskutuar legjislacionin, politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë, si dhe problematikat që ekzistojnë lidhur me zbatimin e tyre.

CategoriesRaporte

STUDIM: Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa përmes konceptit të varfërisë energjetike në Tiranë

Ky raport i vlerësimit të performancës së energjisë në ndërtesa në qytetin e Tiranës publikohet pas një pune kërkimore dhe vlerësuese për 6 muaj. Ai ka për qëllim kryesor të japë informacion tregues në lidhje me performancën e energjisë në sektorin e banesave në familje të zakonshme dhe ato në vështirësi ekonomike, institucione publike dhe […]

CategoriesAktivitete

Efiçenca energjetike mbledh në tryezë bizneset e ndërtimit

Ditën e premte, më 15 dhjetor 2017, EcoAlbania ka mbledhur së bashku në tryezën e diskutimit me temë “Efiçenca energjetike në ndërtesa” përfaqësues të bizneseve të ndërtimit, shoqatës së ndërtuesve, përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe ekpertë të fushës. Gjatë takimit u diskutua mbi ligjet e reja për efiçencën dhe performancën e energjisë, çertifikimin energjetik të ndërtesave, përmirësimin e infrastrukturës së konsumatorëve, si dhe lehtësirat që do të kënë kompanitë e ndërtimit nga zbatimi i këtij legjislacioni.