Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Qeveria shqiptare nënshkruan angazhimin për shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës

Shqipëria ndëmerr një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së lumit Vjosa duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.  Tiranë, 13 qershor 2022. Pas dhjetë vitesh aksioni të përkushtuar nga komunitetet lokale, aktivistët mjedisorë dhe shkencëtarët për të mbrojtur përgjithmonë lumin Vjosa dhe degët e tij, sot qeveria shqiptare ndërmori hapin […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Vjosa, ende jo një Park Kombëtar. Vendimi i qeverisë siguron mbrojtje të pamjaftueshme

Tiranë, 27 janar 2022. Dje, qeveria shqiptare shpalli lumin Vjosa Park Natyror (kategoria IV e zonave të mbrojtura) në vend të shpalljes së saj Park Kombëtar siç kërkohet prej vitesh nga aktivitestët. Parku Natyror nuk është i njejtë me Parkun Kombëtar. Kategoria e Parkut Natyror nuk e mbron lumin Vjosa dhe degët e saj nga shaktërrimi dhe nuk ofron të njejtat mundësi për zhvillimin e eko-turizmit në zonë siç do të bënte Parku Kombëtar (kategoria II e zonave të mbrojtura). 

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

E ardhmja e lumit të egër të Evropës vazhdon të mbetet pezull

Vjosa, lumi më i madh i egër i Evropës, ende përballet me rrezikun e tij më të madh, për shkak të pasigurisë politike dhe lakmisë oportuniste. Përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri, qytetarët, aktivistët dhe konservatorët po kërkojnë mbështetje politike për krijimin e parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, për ta mbrojtur atë përgjithmonë.

CategoriesNjoftime për shtyp

Vjosa – Organizatat mjedisore paraqesin propozimin për Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë

Sot, 20 organizata mjedisore shqiptare nën drejtimin e EcoAlbania paraqitën propozimin për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës tek Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi. Kauza e tyre mbështetet nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch, EuroNatur, WWF Adria, Westland International Europe, International Rivers dhe The Nature Conservancy.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës: Qeveria maqedonase duhet të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar

Shkup, Radolfzell, Strasburg. Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në mbledhjen e tij të përvitshme, që u mbajt në datat 5-8 Dhjetor vendosi se planet për 17 hidrocentrale në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni duhet të pezullohen menjëherë. Komiteti i Përhershëm theksoi shqetësimin e tij kryesor lidhur me vijimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla brenda parkut.