Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Stop urbanizimit të PK Divjakë-Karavasta

Forumi i tretë kundër urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

Përfaqësues të OJF-ve mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare, ekspertë mjedisi, donatorë dhe aktivistë u mblodhën dje në një forum të dedikuar Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta” për të bashkuar energjitë në mbrojtje të Parqeve Kombëtare në Shqipëri. Parqet Kombëtare edhe pse të mbrojtura sipas legjislacionit mjedisor në fuqi, po ekspozohen çdo ditë e më shumë ndaj rreziqeve me karakter betonizues për përfitime dhe interesa të ngushta të disa bizneseve të huaja dhe vendase.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Stop urbanizimit të PK Divjakë-Karavasta

Forumi i dytë Publik kundër urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

U zhvillua dje forumi i dytë publik mbi ndikimet negative të projektit urbanizues të “Mabetex Grup” në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Në forumin e dytë të shoqërisë civile kishte pjesëmarrje të të rinjve, ekspertëve, deputetit të zonës e aktivistëve të mjedisit, të cilët u njohën me disa nga aspektet e pa trajtuara në forumin e parë publik të mbajtur më 9 nëntor 2017.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Stop urbanizimit të PK Divjakë-Karavasta

Projekti i Mabetex – Një kërcënim i heshtur për Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

++Shoqëria civile kërkon parandalimin e shkatërrimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta nga projekti urbanizues me qëllim turizmin masiv ++ Tiranë, datë 9 Nëntor 2017. Në një forum të dedikuar diskutimit mbi ndikimet negative në mjedis të investimit urbanizues të Mabetex Group në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, informoi […]

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Stop urbanizimit të PK Divjakë-Karavasta

STOP Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

Tiranë, datë 14 prill 2017. Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta shpreh shqetësimin e lartë në lidhje me propozimin për ndërtimin e një qendre urbane në zemër të Parkut Kombëtar dhe në shkatërrim të vlerave të tij.Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga Zonat e Mbrojtura më të njohura, me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht territori natyror më i ruajtur në Shqipëri. Si i tillë Parku mbrohet jo vetëm nga legjislacioni shqiptar por edhe nga disa konventa ndërkombëtare si: Konventa Ramsar, e Bernës, ESPOO, etj. Githashtu Divjakë-Karavastaja është zonë përbërëse e Rrjetit Emerald, Zonës e Rëndësishme për Shpendët, epiqendër e Larmisë Biologjike dhe e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë.