Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

30 shkencëtarë studiojnë degët e Vjosës, të dhënat do përdoren në gjyqet kundër HEC-eve

Tepelenë, Vjenë, Radolfzell, 3 qershor 2021. Nga 30 maji deri më 5 qershor, një grup shkencëtarësh nga Austira, Gjermania, Shqipëria dhe Italia, kanë mbledhur të dhëna multidisiplinare në dy degë kryesore të Vjosës, në Shushicë dhe Bënçë.  Kjo javë kërkimore është vazhdimi i një nisme të njëjtë të ndërmarrë në Vjosë në vitin 2017, e […]

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Fitues alternativë të çmimit Nobel mbështesin kauzën Vjosa Park Kombëtar

Kohët e fundit, dhjetë fitues të Çmimit Alternativ Nobel – përfshirë Profesorin e mirënjohur Dr. Michael Succow – i drejtuan dhe nënshkruan një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Presidentit shqiptar Ilir Meta dhe disa përfaqësuesve të BE, duke u kërkuar këtyre politikanëve udhëheqës të mbrojnë lumin Vjosa dhe të fillojnë përgatitjet për ta shpallur atë “Parkun e parë Kombëtar të një Lumi të egër në Evropë”. Më konkretisht, ata u bëjnë thirrje politikanëve të ruajnë të gjithë luginën e lumit, duke përfshirë degët e saj dhe që mbrojtjet e parkut kombëtar t’i përmbahen standardeve të IUCN.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Dy ditë për shkencën e lumenjve të egër

Më 18 dhe 19 Tetor, Shqipëria u bë një pikë e nxehtë e shkencës së ujërave të ëmbla. Shkencëtarë të njohur nga SHBA, Japonia dhe shumë vende evropiane morën pjesë në Simpoziumin Shkencor të Lumenjve të Egër dhe Natën e Lumenjve të Egër në 18 Tetor në Tiranë. Ditën pasardhëse, ata e kaluan duke lundruar me varka, në lumin e fundit të egër Evropës – në Vjosë. Ishin dy ditë që bashkuan shkencëtarët dhe forcuan përpjekjet e tyre për të shpëtuar lumenjtë e fundit të lirë. 

CategoriesNe Media

Dy specie të reja në Vjosë – mediat raportojnë

Gjetjet nga puna kërkimore e shkencëtarëve në lumin e Vjosës janë bërë publike në një konferencë për shtyp të mbajtur nga 3 përfaqësues të ekipit të shkecëtarëve më 19 shtator 2017 në Tiranë. Dy lloje të reja për shkencën janë zbuluar në zonën e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë. Mediat kombëtare dhe ndërkombëtare kanë raportuar mbi këtë lajm interesant si dhe mbi rëndësinë e realizimit të matjeve të mëtejshme të transportit të sedimenteve, si një nga rekomandimet e shkencëtarëve.

CategoriesNjoftime për shtyp

Dy lloje të reja gjallesash të zbuluara në zonën e hidrocentralit të Poçemit

++Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve gjen 300 specie në vetëm një javë, duke përfshirë një lloj të ri të peshqve dhe insekteve++ Transporti i sedimenteve mund ulë prodhimin e energjisë në hidrocentralin e Poçemit deri në ndalimin e tij për 25-30 vjet++ Tiranë, Vjenë, Radolfzell; 19 shtator 2017. Në prill të këtij viti rreth 30 shkencëtarë […]