Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete

17 zyrtarë të Programit të Partneriteteve për Restaurimin e Lumit Cumbrian vizitojnë Vjosën

13 shtator 2023. Tepelenë. Në këtë mëngjes plot diell në Qendrën Kërkimore të Vjosës, ne patëm nderin të mirëpresim 17 zyrtarë të Programit të Partneriteteve të Restaurimit të Lumit Cumbrian. Programi synon të rivendosë proceset natyrore lumore në Parkun Kombëtar të Rajonit të Liqenit në veriperëndim të Anglisë, kryesisht në lumenjtë Kent, Derwent dhe Eden. […]

CategoriesAktivitete

Historia e fushatës së Vjosës, takimi me organizatat mjedisore në Greqi

Më datën 15 Qershor 2022, u zhvillua forumi “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” me organizatat mjedisore në Greqi.  Takimi u mbajt në menyrë virtuale për shkak të vendndodhjeve të ndryshme të organizatave mjedisore. Pas prezantimit të fushatës së “Lumit të fundit të eger të Europes” u mbajt seksioni pyetje pergjigje ku u diskutua […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Qeveria shqiptare nënshkruan angazhimin për shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës

Shqipëria ndëmerr një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së lumit Vjosa duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.  Tiranë, 13 qershor 2022. Pas dhjetë vitesh aksioni të përkushtuar nga komunitetet lokale, aktivistët mjedisorë dhe shkencëtarët për të mbrojtur përgjithmonë lumin Vjosa dhe degët e tij, sot qeveria shqiptare ndërmori hapin […]

CategoriesAktivitete Fushata për Vjosën- frymëzim për aktivizimin në Shqipëri

EcoAlbania ndan eksperiencën e fushatës së Vjosës me OSHC-të mjedisore në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë

Më datën 18 dhe 19 Maj 2022, u zhvilluan 2 forumet e rradhes me temën “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës.  

Në bashkëpunim me organizatën EkoSvest, EcoAlbania ndau eksperiencën e saj për fushatën e Vjosës me kolegët në Shkup. Ekipi ynë u ndal në punën e bërë me median dhe strategjinë ligjore të ndjekur në rastin e Vjosës si një rast suksesi dhe motivimi për aktivistët dhe organizatat në rajon. 
Rëndësi të veçantë iu dha taktikave dhe perpjekjeve të vazhdueshme për të ndaluar 2 hidrocentralet, të Poçemit dhe Kalivaçit, mbrojtjes së lumit Vjosa dhe degëve të saj si dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese apo mënyrës së transmetimit të mesazheve. Gjatë takimit u ngrit si çeshtje mungesa e bashkëpunimit midis organizatave dhe mbështetja kundrejt njëra tjetrës.

CategoriesAktivitete Fushata për Vjosën- frymëzim për aktivizimin në Shqipëri

EcoAlbania nisi Turin e Forumeve “Fushata e Vjosës- frymëzim për aktivizmin” në Ballkan

Forumi i parë u zhvillua më 29 prill 2022 në Tiranë në ambjentet e Heinrich Böll Foundation. Pjesmarrës në takim ishin 12 organizata të shoqërisë civile, një përzierje midis aktivistëve, të rinjve të cilët synojnë të rrisin njohuritë e tyre dhe personave të cilën kane investuar vite në mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.