Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Mediat kombëtare raportojnë vendimin e Gjykatës për HEC-in e Poçemit

EcoAlbania në bashkëpunim me organizatat mjedisore EuroNatur, në Gjermani dhe RiverWatch, në Austri, mbështetën 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër, fshat që parashikohej të përmbytej nga ndërtimi i Hidrocentralit në Poçem, duke pretenduar se procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe proçesi i konsultimeve me publikun, ishin bërë në bazë të shkeljeve të legjislacionit shqiptarë dhe atij të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit.

CategoriesNe Media

Top Channel: Ngjyrat e Vjosës frymëzojnë krijuesit e firmës Amerikane Patagonia

Ekipi i dizenjuesve të firmës së njohur Amerikane Patagonia kanë vizituar Vjosën për tu fryëzuar mbi koleksionin e rradhës së veshjeve outdoor. Koleksioni do të ketë si temë Vjosën me ngjyrat e saj dhe elementë të vlerave të gjithë luginës duke synuar kështu për të promovuar këtë lumë të rrallë në Evropë dhe për të mbështetur në mbrojtjen e tij.

CategoriesNe Media

Top Channel: Aktivistët e huaj në fushatën “Mbro Zemrën Blu të Evropës”

Zhvillohet protesta e kajakistëve në Vjosë me motivin mbro zemrën blu të Evropës. “Ne i drejtohemi vendimmarrësve sepse ata janë njerëzit që duhet të kenë një vizion ndryshe për zhvillimin e zonës dhe për mbrojtjen  e natyrës. Vizioni ndryshe për ne nënkupton krijimin  një master-plani të qartë të lidhur me prodhimin e energjisë ku do të përcaktohen dhe zonat ku mund të ndërtohen digat dhe ku jo për arsye të vlerave natyrore, sociale, ekonomike etj..

CategoriesNe Media

Top Channel: Epidemia e HEC-eve

Nga Top Show / Top Channel Në pjesën e parë diskutohet për hidrocentralet në Valbonë. Lugina e Valbonës do të nënshtrohet nga HEC- et. Mbi 25 km të lumit Valbonë janë dhënë lejet që do të ndërtohen 14 HEC– e të konsideruara nga shoqëria civile si investime kundër natyrës , 9 prej tyre do të […]

CategoriesNe Media

Top Channel: HEC-et po shkatërrojnë natyrën, akuza bankave e institucioneve të BE-së

Një raport teknik i një rrjeti organizatash jofitmprurëse të Europës qëndrore dhe asaj lindore akuzon bankat ndërkombëtare të zhvillimit dhe institucionet e Bashkimit Europian se po financojnë në Shqipëri projekte që rrezikojnë monumentet natyrore dhe parqet kombëtare të vendit. Raporti investigativ është hartuar nga rrjeti BankWatch dhe përmend HEC-in e Langaricës dhe atë të Tërnovës […]