EcoAlbania kërkon të punësojë “Koordinator projekti” – Tiranë

EcoAlbania kërkon të punësojë “Koordinator projekti” të motivuar për të punuar në fushën e mjedisit.

Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania) është një organizatë mjedisore jo-qeveritare me qendër në Tiranë. EcoAlbania punon për të përforcuar bashkëjetesën miqësore mes njeriut dhe natyrës në Shqipëri dhe qëllimet kryesore të saj janë: mbrojtja e ekosistemeve natyrore dhe ndërveprimeve ekologjike përmes mbrojtjes së kafshëve të egra dhe habitateve të tyre me besimin se përdorimi i burimeve natyrore të rinovueshme duhet të jetë i qëndrueshëm për mirëqenien e njeriut në vendin tonë dhe parandalimi i shkatërrimit në rritje të mjedisit natyror dhe aplikimi i masave rehabilituese. EcoAlbania punon me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për zbatimin e projekteve me fokus mbrojtjen e mjedisit, ndërgjegjësimin dhe edukimin mjedisor.

EcoAlbania kërkon të punësojë koordinator projekti me kohë të plotë për një periudhë të paktën 1(një) vjeçare.

Kriteret që kërkohen:

  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë dhe master. Preferohet një diplomë e shkencave mjedisore si: Biologji, Inxhinieri Mjedisi, Inxhinieri pyjesh etj.

  • Të ketë eksperience pune mbi 2 vjet. Përbën përparësi puna e mëparshme në OJF dhe trajnimet e marra në fushën e mjedisit dhe hartim projektesh.

  • Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.

  • Të ketë aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike bazike (MS Office).

  • Të ketë aftësi komunikimi të mira me partnerët dhe të jetë bashkëpunues në punën me ta.

  • Të ketë aftësi në përgatitjen e plan-aktiviteteve dhe raporteve për punën e kryer.

  • Të përballojë udhëtimet në terren jashtë Tiranës apo Shqipërisë.

Përgjegjësitë:

  • Koordinatori do drejtojë një nga projektet në zbatim pranë Qendrës, duke përfshirë organizimin e aktiviteteve, raportimin dhe angazhimin në punët e përditshme të Qendrës.

  • Do të hartojë planet 2 mujore të planifikimit të aktiviteteve si dhe do të përgatisë raportet përkatëse pas kryerjes së tyre.

  • Do të marrë pjesë në konferenca dhe seminare ku do të përfaqësojë Qendrën.

  • Do të angazhohet në hartimin e artikujve dhe njoftimeve për mediat duke u kujdesur për vizibilitetin e punës së Qendrës.

  • Do të përditësojë informacionin në faqen e internetit të Qendrës.

Aplikimi: Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivimi dhe CV-në deri më 30 Qershor 2017, ora 16:00 në adresën e e-mailit:  contact@ecoalbania.org

Të përzgjedhurit do të njoftohen për të kryer intervistën gjatë javës së parë të muajit Korrik 2017.